Albanian

“Couple Cards Shqip” përdoren për të zhvilluar një marrëdhënie të fortë, për të shprehur ndjenjat tuaja, për të diskutuar ndryalbanian-feelingshimet dhe për t’i zgjidhur ato me dashuri. Ju mund të mësoni këto shprehi për të zgjidhur çdo debat dhe të keni mundësinë të jeni të sinqertë, duke shprehur të sigurt ndjenjat tuaja. Kjo gjë është rrënjësore në marrëdhëniet që zgjasin.

Si funksionojnë “Couple Cards Shqip”
Kur ju përballeni me një sfidë në komunikim apo me një debat, letrat e çiftit ju mundësojnë të ndiqni katër fazat për të gjetur një zgjidhje (ndjenjat, hapa të gabuar dhe hapat e duhur, pajtimi).

Së pari, ne shprehim ndjenjat tona. Ka një arsye pse diskutimi është i nevojshëm.

Më pas, vijnë hapat e gabuar ose hapat e duhur. “Couple Cards Shqip” ju mundësojnë një rrugë përmes së cilës t’i afroheni diskutimit. Është në natyrën njerëzore të ndërmarrim hapa të gabuar, sfida është të jesh i ndërgjegjësuar se e keni bërë një hap të tillë. Kështu, ju mund të përparoni për të bërë një lëvizje të duhur. Qëllimi, pra, është të ndërmerren më shumë hapa të duhura, sesa të gabuara.

albanian-bad-move

Hapat e duhura ju mundësojnë të komunikoni në mënyrë efektive. Nëse bëni disa Hapa të mira, ato do t’ju çojnë në vendimin se është koha për pajtim. Ju pajtoheni me njëri-tjetrin dhe arrini të kuptoheni më mirë.

Përdorimi i letrave
Mënyra më e mirë për t’u njohur me letrat është të merreni me njërën fazë dhe të diskutoni letrat e asaj faze. Secila fazë, është koduar me një ngjyrë të caktuar. Ka sugjerime në pjesën mbrapa të secilës letër. Vendosini letrat sikurse janë shfaqur në këtë skicë dhe kështu do të filloni të kuptoni që secila fazë tregon hapat me anë të së cilëve ju mund të trajtoni një debat.

Diskutoni letrat me njëri-tjetrin, duke zgjedhur secilën letër për të diskutuar mesazhin e tyre. Sugjerimet nga mbrapa do t’ju ndihmojnë për dialogun. Pjesa e parë e udhëzimit mbrapa letrës përmban një pyetje të hapur, e ndjekur nga pika të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojnë të diskutoni dhe të reflektoni mbi kuptimin e asaj letre.

Përdorimi i rregulltalbanian-good-move
Pasi jeni mësuar me letrat, ju mund të filloni t’i përdorni ato në jetën e përditshme. Filloni duke marrë një letër nga pakoja që pasqyron një debat të kaluar apo një fazë dhe rishikojeni debatin me letrën e zgjedhur. Ju mund të zgjidhni fazën dhe letrën e cila pasqyron një situatë aktuale, p.sh Kujton të kaluarën. Kuptoni fazën dhe diskutoni hapat që mund të bëni.

Gjithashtu, ju mund të komunikoni me anë të një letre që ju ndihmon të ndani atë çfarë ndjeni. Për shembull ju doni t’i shprehni partnerit/res mesazhin ‘Kam mall për ty’. Vendosni pikërisht këtë letër në një vend të dukshëm ku partneri/ja të mund ta gjejë (mbi tavolinë, afër çelësave, ngjitur tek frigoriferi…). Nëse jeni i pari që e gjeni këtë letër, përpiquni të kuptoni se çfarë partneri/ja dëshiron t’ju thotë dhe diskutoni letrën së bashku. Ju mund të ndiheni më të sigurt për t’i përdorur letrat në një diskutim aktual. Për shembull, ju mund të jeni në mes të një debati që mund t’ju nxjerrë jashtë kontrollit dhe njëri nga ju zgjedh letrën ‘Le të bëjmë një pushim’.

 

Ndajini letrat me të tjerët… është argëtuesealbanian-make-up
Në momentin që këto letra kanë funksionuar për ju, ju lutemi kalojini tek dikush tjetër! Lumturia dhe gëzimi i vërtetë në një marrëdhënie përjetohet nga dhënia, duke ndarë përvojën tuaj me të tjerët. Ata do t’ju jeni mirënjohës që gjetët kohën.

 

Contac – Albania: Ned & Jorid Spiecker couplecardsshqip@gmail.com

Facebook Page : www.facebook.com/CoupleCardsShqip


Provided by orange county fountain repair